Pacolli Thaçit e Kurtit: Ndaleni presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR’së dhe deputeti Behgjet Pacolli ka kërkuar nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës që të ndalin presionin dhe tentimin që të ndikojnë në vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për mandatarin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli thotë se Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë që nuk guxon të kërcënohet e as të ndikohet nga askush.

“Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët”, ka thënë ai.

Shoh shumë deklarata dhe spekulime politike nga të gjitha anët, në lidhje me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese….

Gepostet von Behgjet Pacolli am Mittwoch, 20. Mai 2020

Të ngjashme