Pacolli thirrje të rinjve: Rrini në Kosovë, edhe pse do ta keni liberalizmin e vizave

Vushtrri | 01 Tet 2019 | 20:29 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka shpalosur  programin e saj politik para qytetarëve të Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.  

Kreu i kësaj partie, Behxhet Pacolli, para mbështetësve në Vushtrri duke prezantuar programin e kësaj partie tha se kanë programin më të mirë për zhvillim ekonomik të vendit.

“AKR si partitë e tjera edhe ne këtu, në të njëjtën formë kemi ardhur të lëvdohemi dhe të premtojnë dhe të kërkojmë votën e juaj, po të kisha variant tjetër nuk do ta bëja, nuk më pëlqen ajo që bëjnë partitë e tjera vinë dhe e dhunojnë qytetarin me fjalë boshe. Ata kur premtojnë dhe flasin, unë çuditem por janë ata njerëz që pas orës së fundit të fushatës ata më nuk do të flasin me ju dhe do të vazhdojnë avazin e vjetër, kjo është realiteti. Ideja e ofertave të tyre ka kaluar, punësim nuk do tu garantoj asnjë fabrike, por vetëm mënyra moderne e ekonomisë që Kosova duhet ta fillojë, e kam fjalën për globalizmin”.

 “Rini rrini këtu në Kosovë mos ikni mos shkoni, edhe pse do ta keni liberalizmin e vizave këtë e di si ish- ministër i Punëve të Jashtme. Dashtë zoti që ne të jemi në qeveri dhe do të krijojmë kushte dhe perspektivë për rininë. AKR-ja bashkë me Nismën kanë synim të jenë në qeverinë e ardhshme ne nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti, por ne do ta shikojmë kontratën për të hyrë në koalicion për të realizuar qëllimet. Kemi qenë në qeveri ku nuk kemi mund me i imponu projektet e tona, diturinë tonë”.

Pacolli ka drejtuar fjalë të ashpra në drejtim të Agim Bahtirit duke i thënë se ka gënjyer kur ka thënë se në shtëpinë e tij ka parë harta për ndarje të Kosovës. Ai edhe e mallkoi duke i thënë “zoti të marroftë”.

“Kemi pas nënkryetar të një komunë, kryetarin e komunës së Mitrovicës, ai tha se do të jetë deri në vdekje në AKR, ai premtim ka ndodhur vetëm një natë më përpara e të nesërmen ai doli në parti tjetër, kalimi i tij është një lirim i madh për AKR-në, at njeri e kam pru unë këtu dhe kam qenë ai që i kam qëndruar mbrapa qofshin edhe gënjeshtrat, kërkoj falje por kam prit të përmirësohet, momentin që e kam pa që ka lëviz nga binarët e AKR-së, ka qenë stres për mua por tash jam i lumtur. Ai në 2 të natës më ka zgjuar prej gjumit vet i kam bë buk, por nuk ja bëj hallall asnjëherë, por ai ka thënë që në shtëpinë time ka parë harta për ndarje të Kosovës, marre i qoftë zoti e marroftë, ai ka lëshuar gënjeshtra”, tha Pacolli, raporton EO.

Nënkryetarja e AKR-së në Vushtrri, Arta Haxhaj, është shprehur se si degë në këtë komunë kanë kandidat me bagazh profesional.

“AKR në Vushtrri gjithmonë ka treguar punë,përkushtim, mobilizim, kjo jo vetëm na  rritur si AKR-në në zgjedhjet e fundit për na ka obliguar për të punuar më shumë.  Sot para nesh kemi nderin që kemi kandidat me bagazh profesional, që me përkrahjen tonë të  na përfaqësoj në Kuvend”.

Eroll Venhari  përfaqësues i PD-së, para qytetarëve të Vushtrrisë ka kërkuar që të votohet koalicioni AKR-NISMA- PD, në krye Behxhet Pacolli.

 “Neve sot i radhitën kërkesat tona por shpresojmë që ato kërkesa do të barten nga kandidatët për deputetë, qytetarë të Vushtrrisë e keni mundësinë për ndryshimin dhe e keni të drejtën për të ndryshuar drejtimin në ekonomi me në krye Behxhet Pacollin”.

Të ngjashme