Pacolli thotë se autoritetet serbe kanë arrestuar një serb vetëm pse punon në një kompani kosovare

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, ka thënë se sipas informatave që posedon, në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë.

Sipas Pacollit, arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë fakti se Vukashinoviq është i punësuar në një kompani kosovare dhe një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç”, ka shkruar Pacolli.

Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovareNë pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan…

Gepostet von Rrahim Pacolli am Samstag, 18. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme