Pacolli u shkruan ministrave Rizvanolli e Aliu, nuk ka asnjë projekt as mirëmbajtje në infrastrukturën rrugore

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendkryeministri Behgjet Pacolli u ka shkruar një letër publike ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në lidhje me “stagnimin e çdo gjëje në rrafshin ekonomik, dhe shkatërrimin e pamëshirshëm të ambientit dhe të natyrës”.

“Ndonëse nuk i di planet e Qeverisë, por nga ajo që shihet që një vit e tutje, nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt në infrastrukturën e sidomos ne ate rrugore, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve aktuale edhe nuk ekziston fare”, thekson kryetari i AKR-së.

LETRA E PLOTË:

E nderuara ministre e Ekonomisë
I nderuar ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit,

Duke mos pretenduar të hyj në kampet tjera të programit tē Qeverisë, unē dua të ndalem te hallet e përditshme të qytetarëve dhe te stagnimi i çdo gjëje në rrafshin ekonomik, dhe te shkatërrimi i pamëshirshëm i ambientit dhe natyrës.

Ndonëse nuk i di planet e Qeverisë, por nga ajo që shihet që një vit e tutje, nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt në infrastrukturën e sidomos ne ate rrugore, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve aktuale edhe nuk ekziston fare. Nuk është hedhur asnjë lopatë as për mirëmbajtje e as për sanimin e rrugeve të demtuara nga vërshimet e vitit 2021. Kanë stagnuar edhe punët që kishin filluar para vitit 2020.

Gjendja e rrugës Prishtinë-Gjilan-Kamenicë, ose Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë jo që është e shkatērruar por paraqesin edhe rrezik përmanent për jetrat e njerëzve. Ato janë pa sinjalizime, pa trotuar, me gropa pothuajse në çdo metër, me parakolt te thyera, të rrezuar, të shrembëruar, të zhytur e më përplotë mbeturina. Eshtë një ofendim për shoqêrinë tonë.

Nuk e di a dilni ndonjëherë në terren dhe a i vëreni këto? Përveç shkatërrimit të makinave, nga ato gropa rrezikojnë edhe jetrat e njerëzve. Ju lutem shkoni e shifni këtë gjendje! Rruga Prekoc, Strezoc-Kamenicë, aksi kryesor neper pjesen lindore te Kosovës,(rrugë e ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës e asaj kohe që sherben edhe si rruge neper të cilën transportohën mineralet nga Artana) , është në gjendje sa të tmerrshme aq edhe alarmante.!!!!,andaj duhet të reagoni urgjentisht.

Duhet reaguar urgjentisht edhe për mbrojtjen e ambientit. Shtretërit e lumenjve po shndërrohen në deponi mbeturinash e pyjet po prehen e po degradohet mjedisi ynë. Kjo letër, i nderuar ministër, nuk ka asnjë qëllim të keq dhe nuk duhet të kuptohet ndryshe, perveq nje thirrje per te intervenuar sa me pare.

Të ngjashme