Pacolli udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën Sigurisë në Munich

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 23:27 | Nga

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot pasdite për në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Në margjina të kësaj konference të nivelit të lartë botëror, e cila bashkon vendim-marrësit më të mëdhenj në politikat e sigurisë ndërkombëtare, kryediplomati kosovar do të ketë takime të shumta me homologut e tij dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë.

Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme