Pacolli: UNMIK-u ka luajtur rol pozitiv, por rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 15:45 | Nga

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka luajtur rol pozitiv, por tani që rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë dhe Kosova është një vend me një klimë ndër-etnike shumë të qetë, do duhet të transformohet në “shtëpinë e përbashkët të misioneve të OKB-së në Kosovë”.

Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas një takimi pune me Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Amasadoren, Rosemary DiCarlo.

“Me Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo pata një takim pune, gjatë të cilit e informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i ofrova vizionin tonë për marrëdhënien e Kosovës me OKB-në. I thashë se UNMIK-u ka luajtur rol pozitiv, por tani që rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë dhe Kosova është një vend me një klimë ndër-etnike shumë të qetë, do duhet të transformohet në shtëpinë e përbashkët të misioneve të OKB-së në Kosovë”, ka thënë Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme