Pacolli uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se shpreh urimet më të sinqerta për shqiptarët  kudo që ndodhen.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të Shqiperisë e Maqedonisë, kudo e kushdo të besimit ortodoks , shprehu urimet më të sinqerta për festën e Krishtlindjes ortodokse, duke u deshiruar mbarsi, shëndet, harmoni e paqë ne familje dhe ne jetë”, ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme