Pacolli uron presidentin Joe Biden

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar presidentin e ri, Joe Biden pasi i fitoi zgjedhjet elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Ekonomia Online.

“Nga Kosova, ne urojmë mikun tonë, Joe Biden, i cili sapo ka fituar zgjedhjet dhe do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Një fitore e madhe! Z. Biden është dhe do të vazhdojë të jetë një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës. Ne gjithashtu urojmë Znj. Kamala Harris, Zv. Presidentja parë grua ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme