Pacolli: Vetëvendosje i ka dyert e mbyllura te unë

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet dhe kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Vetëvendosjes ia ka mbyllur dyert.

Pacolli u shpreh se mënyra si është trajtuar ka bërë që të mos bashkëpunojë më me VV’në.

“Vetëvendosje te unë i kanë mbyllë të gjitha dyert”, theksoi ai.

Ai ka thënë se VV ka sjellje shumë brutale.

“Shumë brutal, me ato sharje, me ato fyerje nuk e di ku shkojnë”, u shpreh Pacolli.

Të ngjashme