Pacolli vizitë zyrtare në Çeki, takon krerët më të lartë institucionalë

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me ftesë të ministrit të Jashtëm Çekë, Tomáš Petříček, po qëndron për vizitë zyrtare në Pragë.

Pacolli gjatë vizitës dy ditore do të zhvillojë takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë.

Do të ketë takime me Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, H.E. Z. Karel Havlíček. Po ashtu, do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, H.E. Z. Radek Vondráček.

Takimet e vizitës dy ditore do të përmbyllen me Zëvendës Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Mgr. Jiří Růžička.  

Të ngjashme