Pacolli zemërohet me Rusinë për ndalimin e përdorimit të flamurit të Kosovës në botëror

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 16:26 | Nga

Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me vendimin e Rusisë për ndalimin e flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror.

Kosova është anëtare me të drejta të plota e FIFA-s, por autoritetet ruse e kanë ndalur ekspozimin e flamurit të saj në Rusia 2018, duke e llogaritur në të njëjtin nivel me flamurin e grupit terrorist, ISIS.

Flamuri i Kosovës është përfshirë në listën prej mbi 20 flamujve të ndaluar në stadiumet e turneut që janë përfshirë në një dokument prej shtatë faqesh, ku përfshihen edhe flamuri i Tajvanit, Iranit prerevolucionar, si edhe shumë organizatave separatiste.

Po ashtu, pjesë e kësaj liste është edhe flamuri i Shtetit Islamik. Kjo ka qenë një ndalesë krejtësisht politike dhe një ndërhyrje e politikës në sport, teksa FIFA vazhdimisht e promovon mospërfshirjen e politikës në futboll.

“I zemëruar nga veprimet e Rusisë për të ndaluar përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë Kampionatit Botëror të FIFA-s”.

“Kosova është anëtare e FIFA-s dhe u bëj thirrje të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës si një anëtar i FIFA-s”.

Politika duhet të mbetet jashtë sportit”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme