Paditet ambasadorja e Shqipërisë në Gjenevë, 9 akuza

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 21:22 | Nga

Ish këshilltarja në Misionin Diplomatik të Shqipërisë pranë OKB-së në Gjenevë, Blerina Zoto ka dorëzuar një kallëzim penal në prokurori kundër ambasadores Filloreta Kodra. Brenda padisë renditen 9 shkelje të faktuara të ambasadores Kodra, gjatë kohës që ka qenë përfaqësuese e shtetit shqiptar në një nga filialet me të rëndësishme të diplomacisë shqiptare në botë.

Brenda kallëzimit janë dorëzuar prova për përdorimin e një makine private me targa diplomatike, duke i dhënë kështu shtetit kosto financiare dhe jo vetëm. Në përdorim të këtij automjeti ka qenë një punonjëse e ambasadës Dorina Xhixho, vajza e Pirro Xhixhos ish kreut të AKEP. Kodra akuzohet për abuzime në metodat e ofertimit dhe tenderimit, në kundershtim me procedurat e miratuara nga Ministria e Financave.

Skandali thellohet, teksa mes të akuzash të tjera të natyrës administrative, Zoto akuzon ambasadoren se nuk kryente pagesat nëpërmjet bankës, siç është obligimi ligjor, por i kryente pagesat me para në dorë. Për më tepër, Kodra ka cënuar banesën e ish-diplomates duke ndryshuar kontratën e qirasë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme