Pagat në ndërmarrjet publike përplasin Zekën dhe Sejdiun

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 13:41 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Amendamentet 46, 47 dhe 48 të projektligjit për Pagat të cilat kanë për qëllim fuqizimin e ndërmarrjeve publike, përplasi deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në seancë nuk u votuan deputetët Dardan Sejdiu dhe Milaim Zeka.

Kundër këtyre amendamenteve doli PSD-ja dhe PDK-ja.

“Amendamentet 46 47 48 sigurojmë që të ketë një tavan me koeficientin 7 sa i përket pagave të njerëzve që punojnë në ndërmarrje publike. Meqë një inxhinier i Telekomit e ka pagën më të ulët se një operatorë privat ju edhe më shumë po e ndërroni ndërmarrjen publike. Sot PSD kemi të interesuar që stafi profesional më ndërmarrje me interes strategjik ti mbajmë në ndërmarrje publike”, tha Sejdiu.

Ndërsa deputeti nga Nisma Socialdemokrate,  Milaim Zeka, tha se Sejdiu po manipulon me këtë amendament.

Zeka ftoi deputetët ti votojnë amendamentet 46, 47 dhe 48, sipas tij, ta rrëzojnë Dardan Sejdiun dhe Kadri Veselin.

“Mendoj që Dardan Sejdiu po e manipulon me kuvendin dhe qytetarët. Sepse ky nen fare nuk ka të bëjë me të vërtetën. Drejtorët e ndërmarrjeve publike nuk munden me ia caktuar më vetit pagën 5 mijë euro. N’BBC më të madhe e ka pagën një gazetarë se sa një drejtor gjeneral. Unë as nuk votoj për tezë as për dajë por për fëmijët e mijë. Është pika më e ndishme dhe rrëzon propozimin e Kadri Veselit dhe Dardan Sejdiut dhe voton këtë amendament”, tha Zeka, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa kryeparlamentari Veseli i dha një porosi Zekës.

“Në Këto diskutimet në foltore duhet më u ru nga pak. Të gjithë e keni dikë në ndërmarrje publike madje edhe Milaimi ndoshta e ka”, tha kryeparlamentari Veseli.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publikë etj

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme