Pahor-deputetëve: Ratifikojeni demarkacionin e vazhdoni dialogun me Serbinë, është rrugë për BE

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 10:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi ka mbajtur seancë solemne për nder të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e bashkëpunimit të të dyja shteteve.

Sipas tij, falë mbështetjes së këtij shtetit Kosova është e sigurt në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Deputetët dhe qytetarët e Kosovës janë të nderuar të dëgjojnë fjalë tuaj,fjala është për ju”.

Pahor ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për 10 vjetorin e shtetësisë. Ai ka ripërsëritur qëndrimin që të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Sipas tij, është e rëndësishme që të gjitha vendet të zgjidhin problemet, para anëtarësimit në BE, si ato të kufijve.

“Në Kosova kam ardhur si mik i kosovarëve dhe serbëve dhe nacionaliteteve të tjera që jetojnë këtu. Si mik i juaji ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet me Serbinë, por edhe të zbatoni marrëveshjet e arritura. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për të zgjidhur marrëveshjet, por edhe për stabilitetin politik për të gjithë rajonin. Ju jeni të vetëdijshëm për përkrahjen e Sllovenisë për të arritur paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Kosovën”.

“Ju inkurajoj që të mos hezitoni të miratoni marrëveshjen për demarkacionin, e di sa është e vështirë por nuk ka mënyrë tjetër. Si mik ju inkurajoj që të mos hezitoni që të zgjidhni këto çështje, që të keni guxim politik, që e cila do të ju çoj drejt BE-së dhe NATO dhe Sllovenia do të iu përkrah në këtë drejtim”.

Pahor ka bërë thirrje që të vazhdohet dialogu me Serbinë dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura, kjo sipas tij, në mënyrë që BE të mos ketë arsyetim për mos pranim në union të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pahor ka thënë poashtu se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë pikëpamjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“E kuptoj kopmleksitetin e kësaj detyre, unë mbështes përpjete e Prishtinës dhe Beogradit që të zgjidhen çështje e hapura që mbështeten nga BE. Është e rëndësishme që të zgjidhjen problemet të thellohet bashkëpunimi. Si mik po mundohem që të ju bind që të vazhdoni dialogun dhe të zbatoni marrëveshjet, kjo ndikon në krijimin e një atmosferë në rajon që BE të bindet që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e saj”.

“Ky është në monument i shkëlqyer, shumë kolegë tanë në Bruksel janë të bindur se Ballkani Perëndimor është problematik dhe ne duhet të ndryshojmë këtë pikëpamje të BE-së, të zgjidhim problemet dhe të respektojmë vendimet. Nëse këtë mund ta arrijmë, të gjithë në këtë rajon, do ta shohin të ardhmen me shpresë dhe jo me frikë”.

Pahor në mëngjes është takuar me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli kurse në mesditë do të pritet në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj, raporton EO.

Kreu i shtetit slloven dje është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologun e tij, Hashim Thaçi.

DREJTPËRDREJT – Mbahet seanca solemne e Kuvendit. Me fjalë rasti, deputetëve iu drejtohet presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Gepostet von EkonomiaOnline am Dienstag, 13. Februar 2018

Të ngjashme