Pajaziti kandidat në Gjilan, më 22 tetor përfundon izolimi

Gjilan | 20 Gus 2017 | 13:41 | Nga

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti, thotë se në në zgjedhjet e 22 tetorit do t’i jepet fund izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës.

Pajaziti ka bërë të ditur se ka marrë besimin nga Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan që ai të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit.

“Kjo është një përgjegjësi që e kam pranuar menjëherë sepse kam dëshirë të shërbej dhe të jap kontributin tim direkt përmes qeverisjes lokale në qytetin tonë”, ka shkruar Pazjiti në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Pajazitit:

Bashkqytetare te dashur
Me 22 tetor do t’i japim fund periudhes se izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje. Do të punoj pa u ndalur asnjë moment, që Gjilani dhe Anamorava të fuqizohen dhe zhvillohen sa më shumë sepse qytetarët tanë janë më punëtorët dhe kanë traditë të punës.
Të nderuar bashkqytetarë të Gjilanit, unë mbrëmë kam marr përgjegjësi dhe jam nderuar nga Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan e cila unanimisht ka vendosur që unë të jem kandidat për kryetar të Gjilanit. Kjo është një përgjegjësi që e kam pranuar menjëherë sepse kam dëshirë të shërbej dhe të jap kontributin tim direkt përmes qeverisjes lokale në qytetin tonë. Deri më 22 Tetor unë dhe ekipi i Partisë Demokratike do të jemi të angazhuar që të hartojmë platformën qeverisëse bashkë me qytetarët, nga bashkëbisedimet në secilën lagje të qytetit dhe në të gjitha fshatrat tona, në mënyrë që propozimet e qytetarëve të bëhen pjesë e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Me respekt,
Zenun Pajaziti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme