Pajaziti mbështet rezolutën e përbashkët për Haradinajn

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 11:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur në seancën e Kuvendit lidhur me ndalimin në Francë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Deputeti Pajazati ka thënë se konsideron se tashmë gjithçka është tepruar rreth arrestimit të Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga grupet parlamentare që të dalin me një rezolutë të përbashkët, raporton Ekonomia Online.

“Kërkoj që grupet të formojnë një tekst të përbashkët dhe të dalim me një rezolutë të përbashkët që të përshpejtojmë kthimin e tij në Kosovë”, ka thënë ai.

“Kërkoj që të ketë një koordinim dhe jemi në mbështetje të rezolutës”, ka shtuar Pajaziti.

Të ngjashme