Pajaziti: Po luteni që Gjykata Speciale ta dëmtojë PAN-in e të vini në pushtet

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 14:57 | Nga

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka reaguar përmes një deklarimi në Facebook ndaj deklarataave të deputetit të LAA, Ilir Deda, i cili mbrëmë ka thënë se Gjykata Speciale do ta dëmtojë koalicionin PAN.

Pajaziti i ka thënë Dedës që mos të gëzohet ai dhe koalicioni i tij duke shpresuar të vijnë në pushtet përmes dënimit të UÇK-së, pasi sipas tij, luftën çlirimtare nuk ka Gjykatë që mundta dënoj.

Statusi i plotë i Zenun Pajazitit:

Sipas Ilir Dedës, PAN-i do të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale. Pak e çuditshme sesi Deda paska informacione për “goditjet” e saj. Por, për transparencën dhe qartësimin shoqëror është mirë që t’i ndajë ato me publikun. Në PDK nuk e kemi ndjenjën që Deda e ka dhe jemi të bindur që kjo është vetëm një përpjekje e ulët manipuluese e tij. Nuk ka Gjykatë që mund të dënojë luftën çlirimtare të UÇK-së. Edhe kur është tentiar të gjykohet, vetëm sa e kanë forcuar përkrahjen qytetare për UÇK-në dhe udhëheqësit e luftës tonë për liri. Nëse kjo që thuhet nga Deda ka të bëjë me dëshirën për të ardhur ai në pushtet, atëherë kjo ndërlidhet me ndjenjën që kundërshtari politik i partisë së Dedës është mirë të burgoset dhe tërë kjo kalon në kategori tjetër – kalon në kategorinë e pafuqisë vetanake politike për të ardhur në qeveri. Pra, Ilir Deda, do ishte mirë ta kuptonte, se qeveri mund të formohen edhe pa burgosur njerëz. I duhet vetëm të deklarohet dhe të rreshtohet me mandatarin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme