PAK dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia e Ashkalinjëve të Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP), për mos certifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i kësaj partie Qazim Rrahmani ka thënë se janë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Jemi kundër vendimit që të mos certifikohen katër kandidatë për deputetë, vendim ky i cili bie ndesh me Kushtetutën, mendoj është absurde vendimi për shkak gjobave 20, 30 euro”, tha Rrahmani.

Madje ai ka përmendur edhe rastin e ish-deputetit Etem Arifi, ai ka thënë se e njëjta kryetare e KQZ-së Valdete Daka në atë kohë ka vepruar ndryshe.

Të ngjashme