Pakënaqësi ndaj vendimit të Qeverisë për lehona: Anti-feminist, diskriminon gratë në vendin e punës

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 13:59 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata QIKA ka mbajtur një aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”, raporton Ekonomia Online.

Medinë Dauti hulumtuese ka thënë se vendimi i Qeverisë është anti-feminist, pasi e shfaq mentalitetin diskriminues se kujdesi ndaj fëmijëve është obligim vetëm i grave.

Po ashtu ky vendim nuk përfshin prindërit që adoptojnë fëmijë.

Pas aksionit, Policia e Kosovës është interesuar për të marr informacione për hyrje në ambient publik.

Fjala e plotë e saj:

“Pushimi prindëror fuqizon gratë Sot ndryshuam imazhin që paraqiti Qeveria e Kosovës , ku vetëm nëna mban në krah fëmijën . Në fotografi tash është edhe babai , sepse edhe atij i takon njëjtë kujdesi e obligimet për familjen . Politika e Qeverisë së Kosovës – ” Pagesat për lehonat ” e prezantuar ditë më parë është anti – feministe në thelb.

“Kjo politikë paraqet një hap prapa në kërkesën e kahmotshme të aktivisteve feministe për pushim prindëror dhe ndarje të barabartë të punëve të kujdesit . Shteti vendosi të etabloj normën që vetëm gruaja është ajo që duhet të kujdeset për fëmijën pas lindjes . Kjo politikë po ashtu nuk ka përfshirë familjet që nuk janë heteronome dhe as ato që nuk kanë fëmijë biologjik por të adoptuar. Andaj kjo politikë është diskriminuese. Pushimi prindëror nuk është pushim vetëm i grave. Për përpilimin dhe realizimin e kësaj nisme nuk është realizuar asnjë hulumtim paraprak i cili dëshmon që politika e tillë do të ndihmojë në fuqizimin e grave, ashtu siç u prezantua nga Qeveria. Për të më tepër, kjo politikë as nuk u bazua në shumë hulumtime që veçse ekzistojnë për këtë temë.

“Edhe sipas Ligjit për Barazi Gjinore, secila politikë e re duhet të përfshijë një perspektivë gjinore, të bazohet në analizë gjinore, dhe të sigurohet që targeton nevojat specifike të grave dhe burrave. Kjo nuk ka ndodhur. Të gjitha politikat ekzistuese për pushimin e lindjes në Kosovë janë të bazuara në përshtypjen e gabuar që kujdesi ndaj fëmijëve është obligim i grave dhe vetëm i grave. Në fakt, koncepti i pushimit prindëror nuk ekziston fare në Ligjin e Punës, grave u jepet deri në 12 muaj pushim lehonie (ndër pushimet më të gjata në botë) ndërsa burrave deri në 3 ditë .

“Sipas hulumtimeve të ndryshme kohëzgjatja e madhe e pushimit të lehonisë, barra e madhe financiare e sektorit privat , si dhe mungesa e dispozitave të qarta për pushim prindëror përtej pushimit të lehonisë : 1 ) Shtojnë diskriminimin e grave në treg të punës ; 2 ) rrisin barrën e punëve të papaguar për gratë , dhe 3 ) pengojnë arritjet e barazisë gjinore . Në mënyrë që të kemi ndarje më të barabartë të punëve të papaguara si dhe përfshirje më të lartë të grave në tregun e punës, duke iu referuar hulumtimeve vendore e ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, QIKA konsideron se duhet të sigurohen këto hapa ndër të tjera : 1 ) Duhet të shkurtohet pushimi i lehonisë, të zgjatet pushimi i atësisë, dhe të njihet koncepti i pushimit prindëror, një pjesë e të cilës duhet të jetë i pa – transferueshëm (së paku 2 muaj) .

“Po ashtu duhet të zgjatet leja për orar fleksibil të punës për nëna dhe baballarë deri në moshën 8 vjeç të fëmijës. “Pagesat për lehona” të parapara nga Qeveria nuk përkojnë fare me barazi gjinore dhe as fuqizim të grave. Le të ndihmohen prindërit me masa të ngjashme për rritjen e fëmijëve, por prind nuk është veç nëna. Me anë të kësaj pagese përgjegjësitë për kujdesin po i mbesin veç gruas. Andaj edhe po e kundërshtojmë. Pushimi prindëror nuk është pushim vetëm i grave.

No photo description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme