Pakënaqësi për mosliberalizimin e vizave, protestohet në Prishtinë

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një numër simbolik i qytetarëve kanë dalë për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të kërkuar liberalizim të vizave për qytetarët kosovarë, nga ana e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në dorë Flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela gjemborë, duke paraqitur Kosovën e izoluar.

Në këtë protestë, kanë dalë edhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja dhe Time Kadriaj nga AAK-ja.

Analist Politik, Gazmir Raci tha se qytetarët e Kosovës janë të vetmit që u ndëshkuan përsëri nga disa shtete të BE, andaj bënë apel qeverisë dhe kuvendit të punojnë rreth kësaj çështje.

“Aktivistë të shoqërisë civile jemi të vetmit që po protestojmë për një të drejtë elementare që na takon e që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit që u ndëshkuan përsëri nga disa shtete të BE. Liria jonë e lëvizjes përsëri u ndalua dhe nuk po mund të marrim pjesë në slloveni në promovimin e qyteteve për biçikleta si pasojë e vizave. Bëjmë që në samitin e tetorit Franca ta heqë veton dhe ti hapet perspektiva qytetarëve të Kosovës.  Bëjë thirrje qeverisë dhe kuvendit që të marrim liberalizim  sa më shpejt”, tha Raci.

Ndërsa, deputetja e AAK-së Time Kadriaj theksi se kjo është padrejtësi që po vazhdon ti bëhet Kosovës dhe duke  pasur këtë qasje kemi ngelur pa liberalizim të vizave.

“Ne u kemi përgjigjur kërkesës së shoqërisë civile të cilët kanë organizuar marsh të vogël dhe simbolik për mos liberalizim të vizave. Ne si parti e bëjmë protestë kuvend e komisione. Kjo është padrejtësi që po vazhdon ti bëhet Kosovës dhe duke  pasur këtë qasje kemi ngelur pa liberalizim të vizave. Do të ketë ndoshta edhe një debat të tillë në kuvend. Çështja  e liberalizimit  është në dorën e BE-së”, tha Kadriaj.

E Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja shtoi se Qeveria duhet të lobojë më shumë që kosovarët ti marrë vizat.

“Se Kosova i ka plotësuar kushtet dhe është thënë edhe nga komisioni evropian dhe qeveria duhet të lobojë më shumë që Kosova ti marrë vizat. Tash duhet punë deri në tetor dhe të ketë në rend të ditës në samitin e tetorit kjo çështje”, tha Krasniqi.

Kosovarët patën shpresa se dje, gjatë mbledhjes së Parlamentit Evropian, në diskutim do futej edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, por kjo nuk ndodhi.

Edhe pse Parlamenti Evropian edhe sot po vazhdon samitin, në horizont nuk shihet diskutimi për heqjen e vizave.

Dëshpërimin e qytetarëve ndaj BE-së e ka shtuar edhe më shumë fakti se Parlamenti Evropian miratoi kërkesat e Ukrainës dhe Moldavisë, për statusin e vendit kandidat për anëtarësim, në një proces shumë të shpejtë, ndërkohë që zgjerimi i BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor po vlerësohet të jetë i ngadalësuar.

Të ngjashme