Pako e dyshimtë para Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e para të mëngjesit është vërejtur një pako e dyshimtë para Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, por që më pas doli të jetë e zbrazur.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku para pak minutash ka vërtetuar se pakoja nuk kishte asgjë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 06.06.2020, rreth orës 10, policia ka vërejtur një pako letre skaj rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Njësia policore patrulluese ka ftuar njësinë përkatëse policore për kontrollim të mjeteve shpërthyese. Rruga për një periudhe kohe, për shkaqe sigurie është bllokuar, kurse pak para orës 11:00 është vërtetuar se pakoja ishte e zbrazët dhe rruga është liruar për qarkullim”, tha ai për klankosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme