Pal Lekaj bëhet sërish deputet, ka disa fjalë për t’i thënë

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Pal Lekaj nga radhët e AAK-së ka arritur që të bëhet sërish deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar, kështu duke u bërë deputet i pesë legjislaturave të Kuvendit të Kosovës.

“Dua të ju falenderoj për një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Sot pas perfundimit të numërimit të çdo vote tuaj të zgjedhjeve të 14 Shkurtit ju jam falënderues të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që për 4 mandate radhazi më keni votuar që të ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ky besim u vazhdua edhe në legjislaturën e VII-të.

Ju falënderoj të gjithë juve që më keni besuar që në vazhdimësi të jam në pesë (5) më të votuarit e Aleancës në katër (4) palë zgjedhje me radhë, andaj e falënderoj Kryetarin Haradinaj për besimin e dhënë që të jem në listën e AAK-së, ju jam mirënjohës në veçanti qytetarëve të komunës së Gjakovës, Klinës, Junikut, Prizrenit, Suharekês, Pejës, Vushtrrisë, Podujevës, Prishtinës dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë nga diaspora.

Falenderoj familjen time për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Do të vazhdoj të jap kontributin tim politik për të mirën e vendit dhe do të jem përfaqësues i juaj i denjë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme