Pal Lekaj takon Rufki Sumën, zotohen se do shqyrtojnë kërkesat e banorëve të Hanit të Elezit

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se gjatë ditës ka qëndruar në Han të Elezit ku ka takuar kryetarin e kësaj komune, Rufki Suma, njofton Klan Kosova.

Sipas ministrit Lekaj, temë diskutimi në këtë takim ishin shqetësimet që qytetarët e kësaj komune kanë rreth punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“U dakorduam që të shqyrtojmë të gjithë kërkesat e tyre. Pas këtij procesi, bashkë me kryetarin Suma, do të zhvillojmë një takim edhe me përfaqësuesit e punë-kryesit Bechtel Enka”, ka shkruar Lekaj.

Komuna e Hanit të Elezit pati ndaluar më 12 tetor që të zhvillohen punimet e kompanisë “Bechtel-Enka” pas orës 23:00, në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, me arsyetimin se po iu shkakton zhurmë banorëve përreth.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme