Pala malazeze nuk heq dorë: Demarkacioni, çështje e përfunduar

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 14:19 | Nga

Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka ritheksuar sërish se demarkacioni tashmë është çështje e mbyllur për Malin e Zi.

“Siç e dini qëndrimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, i cili më herët ka deklaruar gjatë takimit me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacollin, se demarkacioni me Kosovën për Malin e Zi është çështje e përfunduar”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë dhënë për gazetën “Zëri”.

Më tutje në këtë përgjigje thuhet se Mali i Zi do të tregohet i durueshëm dhe do të presë që Kosova ta përfundojë këtë çështje në një periudhë të arsyeshme.

“Mali i Zi ka mirëkuptim për proceset e brendshme politike të Kosovës dhe do të tregojë durim në periudhën në vazhdim duke pritur që institucionet e Kosovës do të dëshmojnë kapacitet demokratik dhe do ta përfundojnë demarkacionin në një periudhë të arsyeshme”, thuhet më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme