Pala serbe thotë se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me Kosovën

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka thënë se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me Kosovën, njofton Tanjug.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është në Bruksel, ku ende po diskuton me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është arritur një draft-marrëveshje dhe po pritet vetëm miratimi nga pala serbe. Ai ka treguar tri pikat e marrëveshjes, ndërsa ka thënë se pala serbe nuk po pajtohet vetëm me çështjen e veturave KM, për të cilat mendon se nuk duhet aplikuar stikersat.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se bisedimet po vazhdojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme