Pallaska: Ekziston rreziku të mos krijohet Qeveria nga VV e LDK

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Dastid Pallaska, ka paralajmëruar se krijimi i Qeverisë së re nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është në rrezik.

Pallaska ka deklaruar se ekziston rreziku i mosformimit të Qeverisë nga LVV dhe LDK, për shkak të këtyre vonesave dhe kërkesave të mëdha për poste.

Sipas tij Vetëvendosje ka pretendime maksimaliste në diskutimet me LDK’në.

“Rreziku i moskrijimit të qeverisë është po aq sa edhe mundësia e krijimit të qeverisë”, ka thënë Pallaska në RTK.

“Duhet të kemi pritje reale dhe ajo që mua më brengosë është që më pak po shoh diskutime mes partnerëve e më shumë paraqitje mediale individuale, të cilat lënë përshtypjen se liderët e partitë po vazhdojnë fushatën elektorale duke i siguruar pozicionet e tyre në rast të dështimit të koalicionit për të fajësuar njëra tjetrën për këtë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme