Pallaska shpjegon procedurën se sa kohë Presidenti mund ta presë VV-në për emrin e mandatarit

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Avokati i njohur Dastid Pallska ka shpjeguar proceduaralisht se sa kohë mund të presë Presidenti partinë fituese për të derguar emrin e mandatarit.

Ai ka shpjeguar se Kushtetuta nuk parashesh një afat të caktuar se kur partia e parë i përgjigjet Presidentit por thekson se kurrsesi kjo parti nuk lejohet ta bllokojë procesin.

“Kushtetuta nuk parasheh afat të caktuar se kur partia e parë ti pergjigjet Presidentit por kurrsesi kjo parti nuk lejohet ta bllokojë procesin. Presidenti duhet ti afrojë partisë që ka fituar zgjedhjet një afat të arsyeshëm por pasi përfunon ky afat presidenti mund të veprojë sipas diskrecionit të tij. Qështjet juridike vendosen zakonisht në dy aspekte ligjor dhe kushtetues ose faktit. Afat i arsyeshëm varet edhe nga sjellja e akterëve por duket se akterët po e qojnë çështjen drejt Gjykatës Kushtetuese. Afati i arsyeshëm shihet edhe nga sjellja e partisë. Nga Kurti po duket një gadishmëri e qartë për të mos marrë përgjësi. Nëse e kemi një parti që thotë nuk dua të marrë përgjësi edhe një ditë mjafton ” ka thënë Pallaska .

Të ngjashme