Pallaska: VV e citoi Kushtetutën e Serbisë në ankesën për dekretin e Thaçit

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Juristi i njohur, Dastid Pallaska ka zbuluar se Vetëvendosje në kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese për dekretimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër, e ka cituar Kushtetutën e Serbisë.

Kjo, pëkundër se neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Një akt i tillë i VV-së, sipas Pallaskës është i turpshëm për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!”, ka thënë Pallaska.

Postimi i plotë i Pallaskës:

E pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.”

Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast.

Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!

E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!. 

Kushtetuta e Serbise, neni qe iu eshte referuar Vetevendosje

Të ngjashme