Pallaska: VV po heziton ta formojë Qeverinë, kishte luksin në opozitë

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 23:56 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Dastid Pallaska, në Pressing tha se VV-ja ka shumë arsye se pse nuk dëshiron të formojë qeverinë.

Sipas tij arsyeja kryesore është sepse kjo parti nuk dëshiron të largohet nga luksi që ka pasur si opozitë.

Pallaska tha se veprimet e VV-së nuk janë korrekte në raport me LDK, me arsyetimin se nuk mundesh të ia japësh lirinë LDK-së të kërkojë cilëndo ministri e në fund t’i thuash këtë nuk mund ta marrësh, është shprehur Pallaska.

“Nuk mundesh me thonë që unë jam kandidat zemërgjerë edhe ke të drejtë me kërku cilën do ministri e në fund me ja mohu duke i thënë nuk ki drejtë këtë me zgjedhë . Edhe nuk mundesh këtë dikaster. Për momentin dy partitë kanë hezitme me formu qeverinë… Luksi i VV-së që kanë pasur si opozitë nuk po i lejon ata, kauzat që ata kanë bërë sa ishin si opozitë nuk është duke i lejuar”, tha ai.

Të ngjashme