Palmer: Amerika dëshiron perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit njëherësh i Dërguar Special i Ballkanit Perëndimor Matthew Palmer tha sot se vonimi i fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë ishte një gabim historik dhe një mesazh i keq për të gjithë rajonin.

Palmer tha pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se Amerika dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë evropiane dhe do të bëjë gjithçka për të bindur BE-në që të ndryshojë këtë qëndrim përpara takimit të liderëve të Unionit në Zagreb majin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme