Palmer: E mbështesim fuqishëm dialogun, kompromiset i bëjnë palët

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë palë në dialog, por e mbështesin atë fuqishëm.

Në një intervistë për Televizionin Publik, Palmer ka thënë se vizita e përbashkët me Lajçakun ka për qëllim theksimin e rëndësisë së angazhimit të Kosovës në dialog.

“Porosia themelore e vizitës time është partneriteti i Kosovës me Amerikën. Ne e duam Kosovën të integruar ne BE dhe i mbështesim fuqishëm qëllimet e Qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Së bashku me Lajçakun duam të theksojmë rëndësinë e angazhimit të Kosovës në dialog dhe rëndësinë e normalizimit të raporteve mes dy vendeve. Dialogu ua hap rrugën drejt BE-së dy vendeve” – ka thënë ai.

Tutje, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se SHBA dhe BE kanë qëllime të njëjtë në dialog.

“Po punojmë në partneritet të fortë. Ky proces udhëhiqet nga dy vendet, lehtësohet nga BE, e mbështetet fuqishëm nga SHBA”, ka shtuar ai.

Të ngjashme