Palmer mbledh në takim krerët e shtetit, përfaqësuesit serbë dhe opozitën – diskutohet për dialogun

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Krerët e shtetit, përfaqësuesit e partive opozitare, dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë takuar me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mathew Palmer.

Siç mëson Telegrafi  në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, liderët e opozitës, Albin Kurti e Agim Veliu, dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Goran Rakiç dhe Sllobodan Petroviç.

Ndërsa ende nuk dihet tema e cila është biseduar në takim.

Ndryshe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer po qëndron në Kosovë prej dy ditësh. Palmer ka marrë pjesë dje në ceremoninë e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Të ngjashme