Palmer në AAK, takohet me Haradinajn

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 11:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, është takuar me dyer të mbyllura me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë. Palmer në konferencën për medie që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.

Ai tha se shteti i tij e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online. Ndonëse tha se nuk janë palë në dialog, por vetëm partner që synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Ndërsa, pas takimit, Haradinaj përmes një shkrimi në rrjete sociale ka treguar për ecurinë e takimit.

Haradinaj ka thënë se me Serbinë do të ketë marrëveshje që përfshinë njohjen reciproke.

Shkrimi i plotë:

Sot, në selinë e Aleancës zhvillova një takim me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Matthew A. Palmer Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe z.Philip S. Kosnett, ambasador në Kosovë, me të cilët diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Kosova ka treguar maturi në funksionim dhe konsolidim të demokracisë, në standardet më të larta dhe është e palëkundur në raportin bilateral dhe strategjik, si dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke.

Gjithashtu, ritheksova nevojën e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe antarësimin e saj në NATO.

Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, shtet që përkrahu çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë tonë, që edhe më tutje është aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm.

May be an image of 1 person, standing and suit

Të ngjashme