Palmer: ShBA-ja e mbështetë fuqishëm dialogun – s’jemi palë, veç partner

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 11:05 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, tha se shteti i tij e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse tha se nuk janë palë në dialog, por vetëm partner që synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

“ShBA- ja e mbështetë fuqishëm dialogun. Ne nuk jemi palë më dialog po partnerë duke punuar edhe me Beogradin edhe me Prishtinën. Bashkë do të mbështesim dhe avancojmë qëllimin e avancimit të tyre”.

“Pres të punoj me Miron dhe ekipin e tij për të çuar para procesin dhe për të arritur procesin për progresin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Palmer tha se palët duhet t’i lënë anash ngjarjet e së kaluarës dhe Bashkimi Evropian duhet t’i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi se qëllimi kryesor i ShBA-së është që të avancohet integrimi evropian dhe euro-atlantik i Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është një pjesë më e gjerë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që të mbështesim dhe avancojmë integrimin evropian dhe euro-atlantik të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor që ka qenë një qëllim afatgjatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Palmer në konferencën për medie që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se Asoaciacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.

Të ngjashme