PAN e mban të bllokuar KQZ-në

Prishtinë | 19 Maj 2018 | 08:11 | Nga

Partitë kryesore në koalicionin qeverisës janë duke e mbajtur të bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes vete për nominimin e anëtarëve të rinj, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë të premten se deri tash, para presidentit nuk i kanë dërguar propozimet për emërimin e anëtarëve të KQZ-së vetëm PAN-i (PDK, AAK e Nisma), që në këtë proces njihet si subjekt i vetëm, ndonëse partitë që e përbënin këtë koalicion parazgjedhor funksionojnë si grupe parlamentare më vete, që nga konstituimi i legjislaturës së re.

Formula kushtetuese ka kushtëzuar që numri i anëtarëve të PAN-it në KQZ të përgjysmohet. PDK-ja, si parti më e madhe, i kishte dy anëtarë, e AAK-ja dhe Nisma nga një.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme