PAN gjobitet me 157 mijë €, LAA me 71 mijë, VV me 66 mijë (Dokument)

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 12:59 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike për shkak se kanë thyer kodin e mirësjelljes së Ligjit për Zgjedhjet e Parakohshme gjatë fushatës zgjedhore në shumën prej 352 400 euro, raporton Ekonomia Online.

Adnan Konushefci, anëtar i PZAP-së, në një konferencë të mbajtur për medie tha se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, këtë vit është përkeqësuar situata sa i përket kodit të mirësjelljes.

“Në vitin 2014 gjobat kanë qenë 86 mijë euro, ndërsa tash mbi 352 mijë euro”, tha ai.

Kurse duke folur për ditën e votimit ka thënë se janë zgjedhjet më të mira duke iu referuara ankesave që vijnë vetëm për këtë ditë.

Ai ka thënë se në 2014 janë dorëzuar në prokurori 35 raste, ndërsa këtë vit është dorëzuar vetëm një rast.

Koalicioni PAN është gjobitur me 157 700 euro.

Ndërsa koalicioni LAA është gjobitur me 71 700 euro.

Kurse Lëvizja Vetëvendosje me 66 000 euro.

Lista Serbe është gjobitur me 35 000 euro.

PZAP-i miraton 141 ankesa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka miratuar 141 ankesa nga gjithsej 354 sa janë deponuar në këtë institucion.

Ndërsa 16 janë refuzuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas PZAP-it partitë politike para fushatës dorëzuan 20 ankesa, gjatë fushatës 181. Në heshtjen zgjedhore 88 ankesa, ndërsa ditën e votimit 65 ankesa.

Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një konferencë të mbajtur për medie.

“Janë dorëzuar 335 ankesa, dhe 19 apele, janë miratuar 141 ankesa dhe paralele, 124 ankesa dhe apele janë refuzuar, janë tërhequr 16 ankesa. Ankesat e dorëzuara sipas fazave të procesit zgjedhor para fushatë 20 ankesa, fushatë 181 ankesa, heshtje zgjedhore 88 ankesa dita e votimit 65 ankesa”, ka thënë kryesues i Sekratariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

Të ngjashme