PAN-it i takon kryeparlamentari, duhet të zbatohet rezultati zgjedhor

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 13:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Enver Hoxhaj, duke folur pas takimit të sotëm konsultativ të partive parlamentare, tha se qëllimi është që të zbatohet rezultati zgjedhor. Ai tha se koalicioni PAN, si fitues i zgjedhjeve, e ka të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit.

“Ne duhet të mendojmë shumë për personin që do të kandidojmë, sepse nuk mund të hyhet në atë sallë kur të duam; duhet një person që vendos rregulla në atë sallë. Ne kemi ftuar që ky takim të jetë shembull i koordinimit politik”, u shpreh ai.

“Kadri Veseli ka treguar përsëri që është në gjendje që PDK-ja të dalë me një kandidat tjetër, me parakushtin e vetëm të thjeshtë, nëse Kuvendi e voton qeverinë Haradinaj, të koalicionit që ka fituar zgjedhjet”.

“Ne kemi kërkuar që të mërkurën e ardhshme të kemi prapë një takim konsultativ që të vendosim për datën e seancës së radhës, sepse nuk kemi ndonjë datë të mundshme për seancë”, tha ai.

“Ky është qëndrimi i PDK-së dhe shihemi të mërkurën e ardhshme kur do të duhet të mbahet takimi në ora 10 mes partive. Shihemi të mërkurën sepse do të ketë konsulta”.

“Madje, ne do të mund të lëviznim pa viza nëse do të kishte konsensus politik para dy vitesh”, ka përfunduar Hoxhaj.

Të ngjashme