PAN tregon se kur merr pjesë në seancë

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 12:00 | Nga

Koalicion PAN nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë pjesëmarrës në seancën e javës së ardhshme nëse e njëjta caktohet të mbahet, me kushtet e tyre të cilat i bënë të ditura në takimin e djeshëm konsultativ me shefat e grupeve parlamentare.

Ndërkaq seanca e sotme u mbyll nga kryesuesi i Kuvendit për shkak se nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për ta vazhduar atë. Enver Hoxhaj nga PDK thotë se qëndrojnë pas asaj që i kanë thënë rreth seancës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se do të bëhen pjesë e seancës vetëm sipas atyre që i kanë bërë tashmë të ditura.

Deputetë të koalicionit PAN kanë kërkuar ditën e djeshme që të mërkurën e ardhshme të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ dhe vetëm atëherë edhe të caktohet seanca.

Për këtë zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj tha se qëndrimi i tyre është dhënë dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo.

“… Dje e kemi thënë qëndrimi tonë dhe asgjë nuk ka ndryshuar që nga dje”, është shprehur Hoxhaj për Express.

Seanca e thirrur për sot, e cila filloi në orën 10:00, zgjati vetëm pak minuta, pasi PAN e ka bojkotuar pjesëmarrjen e tyre me arsyetimin se vendimi për mbajtjen e seancës është bërë njëanshëm.

Nga ana tjetër, zyrtarë të LAA i kanë bërë thirrje koalicionit PAN që të bëhen pjesë e seancës duke e propozuar edhe kandiatin e tyre për Kryeparlamentar. Vetëvendosje ka kërkuar nga PAN që të nxjerr në votim një kandidat për kryeparlamentar por ai të mos jetë Kadri Veseli.

Pas përmbylljes së seancës se sotme, kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullvoci tha se do të bëhet e ditur edhe data tjetër për mbajtjen e seancës së radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme