Pandeli Majko për Vulin: Përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko në rrjetin social “Facebook” ka risjellë një reagim të Ministrit të Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin.

Majko thekson se fyerjen ndaj shqiptarëve, e përdor pa “kufi”, ndërsa shton se çmimin drejt Uashingtonit, sot duhet ta paguajnë vetë.

Statusi:

Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrdhënien me shqiptarët.

Duhet ti kujtohet, besoj, se cmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!

Sot!… Edhe cmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!

Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen…

Gepostet von Pandeli Majko am Sonntag, 4. Oktober 2020

Të ngjashme