Pandemia po ndikon në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 07:05 | Nga Ekonomia Online

Pandemia COVID-19, po ndikon edhe në legjislativ. Për dallim prej viteve të kaluara, këtë vit është bërë më e vështirë të monitorohet zbatimi i ligjeve të cilat kalohen në Kuvend.  

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj thotë se pandemia ka ndikuar që këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara, të ketë vështirësi në mbikqyrjen e zbatimit të ligjeve të miratuara në Kuvend.

“Këtë vit, në krahasim me vitet tjera ka qenë më e vështirë të monitorohet zbatimi i ligjeve për shkak të pandemisë. Duke pasur parasysh se ky proces kërkon edhe vizitimin e institucioneve përkatëse dhe për shkak të pandemisë shumë institucione kanë qenë të mbyllura. Në këtë rast ka qenë e vështirë për komisionet funksionale të monitorohet zbatimi i ligjeve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkëmb Manaj.

Për të asistuar në mbështje të Komisioneve për mbikqyrje, u ka ardhur edhe shoqëria civile.

“Organizata të ndryshme joqeveritare përfshirë edhe ne si “Demokracia Plus” kemi asistuar në komisionet e kuvendit për t’i monitoruar këto ligje…Aktualisht jemi duke monitoruar katër ligje”, deklaroi Emir Abrashi.

Secili Komision Parlamentar duhet që të monitorojë zbatimin e të paktën dy ligjeve brenda vitit.

Qeveria është sponsorizuesja kryesore e ligjeve që shqyrtohen dhe miratohen në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme