Pantina: Hoti dhe Bajrami duhet ta denoncojnë publikisht Muratin për përhapje të lajmeve gjysmë të vërteta

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Njohësja e çështjeve politike, Shqipe Pantina, e ka komentuar publikimin e listës së përfituesve nga pakoja ekonomike, nga qeveria Hoti.

Përkundër që Pantina e lë fajtor edhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, për publikimin e kësaj liste, po aq fajtore e lë edhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti, për shpërndarjen e tyre.

Madje, ajo thotë se kjo është arsyeja pse LDK është duke i humbur zgjedhjet.

Shkrimi i saj i plotë:

Ja pse #LDK i humbë zgjedhjet!
Lista e publikuar nga Ministri Murati me përfituesit me të mëdhenj nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, është vetëm një pjesë e së vërtetës edhe ajo bile e shtrembëruar. Kjo është tipike çfarë bëjë popullistët. Por po aq me faj në këtë rast për (mos) informimin e drejt të qytetarëve është edhe ish Kryeministri Avdullah.

Hoti dhe ish ministrja Hykmete N. Bajrami (kjo e fundit kishte dhënë një shpjegim në Facebook por është i pamjaftueshëm) të cilët si opozitarë do duhej të dilnin ne konferencë për medie e të denonconin ministrin Murati për përhapje të lajmeve gjysmë të vërteta e që të çojnë në keq informim të qytetarëve, e të ofronin të vërtetën e plotë lidhur me pakon. Por si shumë herë tjera LDK me ngathtësinë e saj e ndihmon keqinformimin e qytetarë dhe me pas habiten pse humbin në zgjedhje!

Të ngjashme