Pantina: Lajmet e këqija po bëhen normale, asnjë lëvizje nga Qeveria për fushatë vetëdijësuese të vaksinimit

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Kosovës, Shqipe Pantina, tha se nuk ka asnjë vendim të rëndësishëm nga Qeveria për organizimin e fushatave vetëdijsuese për vaksinim.

Pantina tha se numri i madh i të vdekurve nga Covid-19 nuk po i alarmon institucionet e vendit.

Postimi i plotë pa asnjë ndërhyrje:

Kur lajmet e kqija behen normale!

Ka gati dy jave kur ne Kosove numri i viktimave nga Covid 19 ka qene mbi 20 ne dite. Perdersa vitin e kaluar trishtoheshim kur vdisnin mbi 10 veta ne dite, sot tashme eshte bere normale te vdesin 22, 28 sikur sot. U trishtuam kur vdiqen 36 brenda dhe e marrim me me pak trishtim kur vdesin 28. Nuk ka asnje gje me te rendesishme sot se shendeti i njerzve. Nuk ka asnje aktivitet apo vendim me te rendesishem shteteror se vaksinimi i njerezve. Organizimi i fushatave informuese per rendesine e vaksimimit duhet te jete top prioritet. Ata  qe shperndajne lajme te rreme e konspirative kunder vaksinimit duhet te ndiqen ne baze te ligjit per shpifje. Cdo gje tjeter eshte e dores se dyte!

Të ngjashme