Paqartësi rreth raportimeve, KGjK-ja dhe KPK-ja nuk shkojnë në komision

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 11:25 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka votuar raportet vjetore të  Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë kundër Korrupsion si dhe atë të KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Për raportim në komision ishin ftuar përfaqësues nga Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, por që vec me shkrim kanë njoftuar kreun e këtij komisionin se nuk do të jenë prezentë.

Kryetar i komisionit, Shkëmb Manaj, tha se nga këto dy institucione ka pranuar një shkresë se nuk e kanë obligim ligjor të raportojnë.

“Janë ftuar këto dy institucione të Drejtësisë, Këshilli Prokurorial na ka përcjellë një shkresë dhe kanë konstatuar se nuk kanë obligim ligjor të raportojë para kuvendit dhe ndonjë institucioni, po ashtu edhe KGjK ka thënë se kanë obligim të përcjellin raport me shkrim për Kuvendin”.

Ndërsa deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se raportimi i dy këtyre institucioneve në komision do t’i ndihmonte në tejkalimin e sfidave.

Tahiri tha se si deputetë duhet të marrin iniciativë ta rregullojnë punën e raportimit, raporton EO.

“Ideja është që të kemi një bashkëpunim më të afërt se ne si institucione duhet të krijojmë një raport të mirëfilltë me institucionet e drejtësisë dhe një bashkëpunim i jonë dhe një prezencë e tyre do të na kishte nderuar dhe sistemi i drejtësisë ka nevojë të madhe për ndihmë “.

“Bashkërisht na kishte mundësuar t’i japim një drejtim të qartë që janë të rëndësishme për shtetin tonë. Edhe ne si deputetë duhet të marrim iniciativë ta rregullojmë punën e raportimit”

Komisioni për Legjislacion do të ftojë për raportim Ministrin e Drejtësisë Selim Selimin dhe Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqin.

Lexo më shumë:

Të ngjashme