Para Kuvendit vendosen pika të reja për protestë në kohë pandemie

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 14:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistë të shoqërisë civile kanë shënuar pika të tjera me ngjyrë të kuqe, në rast të ndonjë proteste të mundshme para hapësirës së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Aktivistët që i kanë vendosur këto pika nuk kanë dashur që të flasin para medieve. Aktivistët janë ndalur nga Policia e Kosovës.

Në pjesën e sheshit “Skënderbeu” ku ishin shënuar këto pika tashmë po qëndrojnë 120 karroca e mesazhi i këtij instilacioni është që duhet të bëhet më shumë në respektimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë,  të shtunën disa aktivistë të shoqërisë civile i kanë përforcuar sërish me ngjyrë të kuqe pikat e caktuar për protestë të mundshme në kohë pandemie në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo pas raportimeve se pikat janë larë dhe shlyer nga Komuna e Prishtinës.

Ndryshe,  javë më parë parë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA kanë mbajtur përcaktuan pikat për protestuesit e mundshëm në situatë pandemie.Përmes këtij aktiviteti, aktivistët shënjuan 448 pika për 448 protestues para Teatrit Kombëtar për të demonstruar një mënyrë të mundshme të zhvillimit të një proteste në situatë pandemie duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera.

Këto janë organizatat dhe aktivistët që u përfshirë në aksionin e para disa ditëve: ADMOVERE, Integra, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Trina Binaku, Gentiana Mehmeti, Alora Hyseni, Durim Jasharaj, Indrit Ferati, Rinor Mehmeti, Paris Guri, Roni Idrizaj, Agon Rexhepi dhe Adelina Tërshani.

Të ngjashme