Para ndeshjes me Danimarkën, Veseli takon Kombëtaren për t’i dhënë mbështetje

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 18:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë takuar Kombëtaren e Kosovës në futboll, raporton Ekonomia Online.

Kjo vizitë është bërë për ti dhënë përkrahje Kombëtares së Kosovës e cila me 21 mars, do të ketë ndeshjen e miqësore me Danimarkën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me këtë rast, Veseli tha se do të vazhdojnë me projekte të shumta jo vetëm në futboll por edhe në sporte të tjera, nder to edhe basketbollin. Ai shtoi se është krenar që vesh ndërresën e Kombëtares së Kosovës në futboll, teksa i urojë djemtë që të kenë suksese në ndeshjet e tyre.

“Urime kombëtares sonë. Kjo ndërresë e re jam krenar që më kanë dhënë këtë mundësi. Këta djemtë janë krenaria jonë, këta po e bëjnë historinë po tregojnë atë që jemi ne duke luajtur një lojë të pastër. E natyrshme që tani rritet konkurrenca por rritet edhe përkushtimi i këtyre djemve, presim edhe kualifikimin në kampionin evropian. Ne si politikë do ti kryejmë detyrat tona. Që në fillim kam premtuar një milionë euro vetëm gjysma është dhënë”, tha Veseli.

Ai shtoi se pret që në Tokio, Kosova të kthehet me medalje, sipas tij,  lojtarët tanë janë shumë dinjitozë dhe po përgatiten për të marrë medalje.

Kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, u shpreh me besim që djemtë e kombëtares do ta çojnë përpara Kosovën.

“Është rast unik që qeveria bën kaq shumë për sportin. Detyra jonë është të vazhdojmë rrugën e suksesit që këtyre djemve tua lëmë vetëm fushën e sportit dhe të na bëjnë krenarë. Do vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi ta bëjmë popullin krenarë”, tha Ademi, raporton Ekonomia Online.

Përndryshe, gjatë të hënës, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka theksuar se sot do të fillojë një cikël i ri kualifikues që është sfidë e re për Përfaqësuesen.

Challandes ka treguar se Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë përballë kundërshtarëve krejt tjerë prej atyre që janë në Ligën e Kombeve, në të cilën ka pasur sukses.

Sfida që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të zhvillohet të enjten më 21 mars prej orës 19:00.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeparlamentari Kadri Veseli takon Kombëtaren e Kosovës në futboll

Posted by EkonomiaOnline on Monday, March 18, 2019
EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeparlamentari Kadri Veseli takon Kombëtaren e Kosovës në futboll

Posted by EkonomiaOnline on Monday, March 18, 2019

Të ngjashme