Para takimit Kosovë-Serbi, Lajçak i bën gati temat që do të diskutohen

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pak para zhvillimit të takimeve me delegacionin e Kosovës dhe atë serb, e ka publikuar një fotografi në Twitter

Ai ka shkruar se është gati për diskutimet e sotme të shefave të delegacioneve, ndërsa tha se në këto takime do të  flitet për çështje pronësore dhe financiare.

“Duke u përgatitur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka shkruar Lajçak

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme