Para takimit me Merkelin, Thaçi mban ligjëratë në Berlin

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 16:27 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër, një ditë para takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, do të mbajë një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Aty, presidenti Thaçi do të flasë për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, njofton Zyra e Presidentit.

Ndërsa, bashkë më panel do të jetë edhe ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger. Në këtë ligjëratë, presidenti Thaçi pritet t’iu përgjigjet edhe shumë pyetjeve të diplomateve, përfaqësuesve shtetëror dhe të medieve në Gjermani.

Thaçi të mërkurën do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Presidenca sqaron se “në takim do të flitet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun me Serbinë”.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme