Parakalon FSK-ja për 20-vjetorin e çlirimit, Thaçi thotë se po punohet për anëtarësim në NATO dhe BE

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 11:33 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënim të 20-vjetorit të çlirimit, njësitë e FSK-së kanë parakaluar në kazermën “Adem Jashari” , raporton Ekonomia Online.

Presidenti i vendit njëherësh komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është një kënaqësi e veçantë në këto ditë kur po shënohet 20 vjetori i lirisë të jetë para ushtarëve të FSK-së.

Ai ka thënë se vendi këto ditë po shënon një moment historik.

“Sot është një kënaqësi e veçantë të jem me ju në këtë ditë të veçantë, për këtë moment special dhe historik për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Këto ditë po shënojmë 20 -vjetorin e lirisë së vendit. Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, luftëtarët trima të UCK, kujtojmë komandantin Adem Jashari, sakrificën e çdo qytetari. 20 vite të përfundimit të gjenocidit dhe spastrimit etnik, 20 vite të lirisë e paqe shënojnë kthimin e një milion qytetarëve në shtëpitë e tyre në Kosovë, mbylljen e kapitujve të tragjedive e vuajtjeve dhe hapjen e kapitujve të shpresës për një jetë më të mirë”, tha ai.

Ai ka shtuar se po punojnë për anëtarësim në NATO dhe për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

“Sot Forca e Sigurisë së Kosovës është e mishëruar më dëshirën për liri me gatishmëri për të mbrojtur paqen. Është forcë multietnike, atë që e kemi ndërtuar së bashku. Kemi arritur shumë në këto 20 vite, kemi drejtuar institucionet e shtetit dhe kemi rindërtuar shoqërinë, kemi konfirmuar aspiratën tonë të re. Tani pi punojmë për anëtarësim në NATO dhe BE. Rruga jonë nuk do jetë e lehtë, duhet të përfundojnë reformat në ekonomi, arsim, politikë. Kemi ndërtuar fqinjësi të mirë. E gëzofshim lirinë, nderime”, ka thënë Thaçi, raporton EO.

Të ngjashme