Paralajmërimi se s’ka përkrahje shmang dështimin e Kosovës në INTERPOL

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 08:14 | Nga

Kosova do të dështonte të anëtarësohej në INTERPOL, edhe sikur Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate do ta vinte në rend dite aplikacionin e deponuar në prillin e vitit të shkuar.

Prishtina zyrtare nuk e gëzonte përkrahjen as të atyre vendeve që ia kanë njohur pavarësinë Kosovës.

“Koha Ditore” ka siguruar të enjten një kabllogram që shpjegon gjithë arsyet e dështimit të shtetit, për të siguruar mbështetjen rreth anëtarësimit në INTERPOL.

Dokumenti konfidencial mban datën 30 tetor dhe është nisur nga Ambasada në Uashington, përcjell Koha.net. Ai është përcjellë tek autoritetet më të larta shtetërore, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa e ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme