Vulin do të arrestohet nëse hyn në Kosovë, paralajmëron MPJ

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 10:21 | Nga

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk ka leje të hyjë në Kosovë për të marrë pjesë në festën e Vidovdanit. Një gjë të tillë ia ka refuzuar Ministria e Jashtme.

E nëse Vulin tenton që të hyjë në territorin e Kosovës ilegalisht, atëherë Policia e Kosovës do ta zbatojë ligjin.

Kështu ka shkruar në një postim në facebook këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Ai madje ka thënë se edhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës janë të informuar për të gjitha veprimet që do t’i ndërmarrë Kosova.

“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Pertej konspiracioneve qe rendom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosoves, nenkupton zbatim te ligjit nga policia e Kosoves”, ka shkruar Zyberaj në facebook.

Njëjtë situate ka qenë edhe para disa muajsh kur Gjuriqit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë. Ai kishte vendosur të hyjë ilegalisht, e më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndryshe në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë janë nisur për në Veriun e Mitrovicës.

 

Të ngjashme